Protestuesit e PD largohen nga Drejtoria e Policisë, vijojnë marshimin në rrugë

Protestuesit e PD largohen nga Drejtoria e Policisë, vijojnë marshimin në rrugë

Protestuesit e PD-së, të udhëhequr nga Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë larguar nga Drejtoria e Policisë për të vijuar marshimin e tyre në drejtim të institucioneve të tjera. Kujtojmë që marshimi i sotëm nisi nga Kryeministria, ku nuk pati asnjë incident. Ndërkohë, më pas protestuesit u drejtuan për te godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku pati një incident me uniformat blu. Pas shtyrjeve fizike dhe hedhjes së gazit, protestuesit u tërhoqën për të vijuar më tej marshimin në drejtim të institucioneve të tjera.