“Protestë që duhet të përfundonte me rrëzimin e qeverisë Berisha”/ Analisti: PD në vendnumëro, thellohet hendeku
E mërkura shënon 21 janarin e 15-të me 4 viktima, por pa drejtësi. Në një sondazh 63.2% e të anketuarve u përgjigjën se ka pasur mungesë vullneti nga drejtësia për të zbardhur ngjarjen plotësisht dhe vendosur autoret para përgjegjësisë. Në një intervistë televizive, sondazhisti Eduard Zaloshnja tha se vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në opinionin e gjerë publik. Ai theksoi se shumica dërrmuese e popullsisë së rritur janë të mendimit se “ose drejtësia e re nuk ka vullnet për ta zbardhur këtë çështje ose është e paaftë”. “Bëmë një sondazh për një ngjarje me rëndësi politike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që para zyrës së Kryeministrisë të vriten katër qytetarë. Linkun e sondazhit e shpërndamë dhe lamë 2 ditë kohë...
Burimi:
sot.com.al