Protestë pa fjalime! Sali Berisha i bashkohet protestuesve para kryeministrisë
Ka nisur protesta e Partisë Demokratike këtë të diel përpara kryeministrisë. Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur përpara Kryeministrisë, ku janë mbledhur edhe protestuesit. Ajo që dihet deri tani është se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime. Protesta mbahet në një datë të rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët për herë të parë votuan një parti opozitare për t’i qeverisur. Përgjatë muajve të fundit, opozita ka zhvilluar 5 protesta kombëtare para godinës së Kryeministrisë dhe 1 para Parlamentit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv