Protestë në ditën e Hashures/ Minxhozi: Mungesë fantazie dhe mundësie, PD nuk krijon një fabulë për të rrëzuar qeverinë

Protestë në ditën e Hashures/ Minxhozi: Mungesë fantazie dhe mundësie, PD nuk krijon një fabulë për të rrëzuar qeverinë

Mes festimeve fetare dhe ditës së hashures, Partia Demokratike do të mbajë protestën e paralajmëruar të rradhës në pasditen e kësaj të diele. Analisti Skënder Minxhozi tha për Real Story se lufta ka shpërndarë vëmendjen e audiencës, në një kohë ku kjo palë politike ka nevojë për të gjithë vëmendjen politike. Minxhozi shtoi më tej se opozita e ka të pamundur të krijojë një fabulë për të përmbysur qeverinë, ashtu sicc pretendon. “ Tema e luftës është vënë në qendër të vëmendjes. Ky konflikt ka krijuar impaktin e pritshëm ekonomik dhe ka një hije të madhe që ka rënë mbi shumë gjëra. Dhe mbi ngjarjen e të dielës, që ndodh në mes të festave fetare, ka një vëmendje të orientuar, ndërkohë që kemi një palë...