Protestë kombëtare në 24 Janar, Berisha: Tubime “non stop” deri në largimin e Edi Ramës

Protestë kombëtare në 24 Janar, Berisha: Tubime “non stop” deri në largimin e Edi Ramës

Opozita do të zhvillojë protestë kombëtare kundër qeverisë në datën 24 janar. Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të shtunën e 24 janarit të nisin protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. “Duhet të jemi shumë të ndershëm dhe të kthjellët…. rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie është kalimi në protestë të vazhdueshme”, tha Berisha. Sipas Berishës, në kushtet kur Parlamenti as nuk mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për imunitetin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, nuk ka rrugë tjetër për opozitën përveç sheshit. “Vetëm një autokrat, një diktator autokrat mund të imagjinojë, mund t’i lejojë vetes veprimet që i lejoi Edi Rama në rastin Balluku, që është faktikisht rasti Rama. Në historinë...