Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian. Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se revolucioni iranian po ecën drejt fitores vendimtare, ndërsa diktatura e Ajetullahëve obskurantistë ndodhet në grahmat e fundit. Kryedemokrati dënon ashpër masakrat dhe barbaritë e regjimit ndaj kryengritësve paqësorë dhe thekson se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit. “Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit! Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare. Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur. Në 24 orët e fundit,...