Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson 2026 si vitin e përmbysjes së diktaturave. Në një deklaratë për mediat, ai komentoi protestat në Iran, ku tha se regjimi atje po përjeton orët e fundit. “2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët. Viti i lirisë për kombet. Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit. Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve. Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë”,...