PROTESTAT/ NA KA VAJTUR THIKA NE PALCE
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, thotë se protestat e opozitës duhet të jenë konsistente, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. “Në pikëpamjen time, seanca e Parlamentit duhej të ishte në vazhdën e protestës dhe nuk mund të ishte një seancë normale në Parlament. Sepse, në rast se ti bën një protestë dhe ditën e nesërme shkon në seancë parlamentare dhe e kthen gjithçka në normalitet, sikur s’ka ndodhur asgjë, shqiptarët fillojnë të dyshojnë nëse Partia Demokratike e ka seriozisht këtë kauzë”, u shpreh Gjoni “Në vetvete, protestat kërkojnë edhe një lloj frymëmarrjeje dhe organizimi, sepse unë jam për një mënyrë tjetër protestash, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të shtrira në kohë, nëse duan të japin efekt. Njerëzit sot janë shumë më avangardë...
Burimi:
ntv.al