Protestat e opozitës/ Boçi: Shtyhen nga zemërimi qytetar dhe keqqeverisja

Protestat e opozitës/ Boçi: Shtyhen nga zemërimi qytetar dhe keqqeverisja

Nënkryetari i Partisë Demorkatike, Luçiano Boçi tha sot se e vetmja forcë që shtyn opozitën të vijojë protestat është zemërimi qytetar. Në një dalje televizive, Boçi u shpreh se natyrshëm opozita i shndërron në teza politike të gjitha reagimet dhe revoltat që vijnë nga populli, që sipas tij janë duke u drejtuar nga një keqqeverisje që nuk është parë kurrë. “Në shoqëri, duam apo nuk duam, ka një vokacion protestues e revoltues ndaj gjithçkaje që po ndodh. Opozita e kapitalizon dhe i jep formë politike, e shndërron në tezë politike, por e rëndësishme është që kjo nuk vjen nga një boshllëk. Është zemërimi qytetar, kjo bashkësi zemëruese që bën që kjo të jetë në pozicionin e shprehjes së interesit qytetar. Dhe pse ka dalë qytetari?...