“Protestat e dhunshme s’kanë vend në një shtet demokratik”, McAllister: Të shqetësuar për polarizimin politik!
David McAllister, kreu i AFET kryeson Komitetin për Punët e Jashtme ndodhet sot në vendin tonë. Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se Bashkimi Europian është i shqetësuar sa i përket polarizimit politik në vend ndërsa ka udhëzuar partitë politike për dialog. Ai është ndalur edhe në protestat e zhvilluara së fundmi nga opozita, ku tha se protesta të dhunshme nuk kanë vend në një shtet demokratik. “Nisëm vizitën tonë në Podgoricë të hënën dhe dje kishim vizita me kryeministrin Rama. Sot takimet ishin në nivel Kuvendi. Komiteti për Punët e Jashtme po pounon në lidhje me raportin për Shqipërinë që do të prezantohet javën tjetër në Bruksel në PE.Ashtu siç e përmenda, kishim takim me Ramën dhe ministren e Jashtme Spiropali, Peleshin,...
Burimi:
sot.com.al