“Protestat do të zgjasin disa javë”, deputeti demokrat zbulon detajet: Vendimin do e marrin qytetarët

“Protestat do të zgjasin disa javë”, deputeti demokrat zbulon detajet: Vendimin do e marrin qytetarët

Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se e nesërmja “do të jetë protestë masive”. Sipas tij, “ka disa skenarë që janë studiuar, por nuk mund të bëhen publike”. “Do të jetë një mënyrë tjetër proteste nga ajo që kemi pasur deri tani. Ky është vetëm fillimi, pasi PD-ja do të organizojë protesta të mëdha, të qëndrueshme, me kohëzgjatje shumë të madhe në ditët e javët në vijim”, theksoi më tej Gjoni. Deputeti democrat u shpreh se “ka shumë faktorë” që bëjnë që niveli i pjesëmarrjes do të jetë i madh.