Protesta te Kryeministria/ Boçi: Rama i kapur me presh në duar! Ja synimi i PD-së
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar pak para protestës së thirrur këtë pasdite te Kryeministria, se ‘Edi Rama është i kapur me presh në duar.’ Sipas tij, përpos skandaleve të publikuara deri më tani, Rama ka afera të tjera ku përfshihet ai dhe rrethi i tij i ngushtë, dhe paratë e vjedhura përdoren për blerje votash dhe lobim të pistë. Për këtë ai thotë se PD, do të ketë një cikël protestash derisa të arrijë qëllimin kryesor që sipas tij është rrëzimi i Ramës. “Sot jemi në këtë protestë, në një cikël protestash që duan të krijojnë qëndrueshmëri për të arritur më pas në një fazë palëvizshmërie deri në arritjen e qëllimit kryesor. Kërkesa vjen për shumë arsye, ka arsye të shtuara. Rama është...
Burimi:
ntv.al