Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë të kësaj force politike, të cilat prej afro 3 muajsh po protestojnë para Kryeministrisë. Policia bën me dije përmes një njoftimi se Lapaj akuzohet për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftim.
Burimi:
javanews.al