Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Çdo ditë qeverisje e Ramës është ftesë për rezistencë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën që do të mbahet pasditen e sotme para Kryeministrisë. Këlliçi shprehet se çdo qytetar ka arsye për të protestuar duke përfshirë këtu “koston e jetesës, varfërinë, padrejtësitë apo korrupsionin qeveritar”. Një tjetër arsye që Këlliçi liston është rritja e çmimit të naftës, ku shton se kryeministri Edi Rama është ai që pasurohet më shumë nga e gjithë kjo situatë. Sipas deputetit, çdo ditë qeverisje e Ramës është një ftesë për të protestuar. Postimi i plotë: Secili ka arsyet e motivet e përditshme për të protestuar, për koston e jetës, për varfërinë, për padrejtësitë, për korrupsionin qeveritar që tanimë mbrohet me votë në Kuvend. Edhe sot disa orë para bashkimit...
Burimi:
sot.com.al