Protesta para kryeministrisë, Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës, kjo bandë duhet shkërmoqur
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në bulevardin para Kryeministrisë në protestën e sotme, duke e quajtur 24 Janarin një “moment historik” dhe një pikë kthese në luftën e shqiptarëve kundër narkoregjimit. “Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narkoregjimit. Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi”, shkruan ai. Blushi bëri thirrje që sot, në orën 17:00, qytetarët të mblidhen para Kryeministrisë në Tiranë për një protestë kombëtare kundër qeverisë. “Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit! U bëjmë thirrje të rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit të lirisë...
Burimi:
sot.com.al