Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia për protestën e zhvilluar nga PD. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se shqiptarët janë të vendosur për të shembur regjimin e kalbur të Edi Ramës. Sipas tij, plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin dot uraganin e Lirisë. “20 Shkurti i rrëzimit të diktaturave konfirmoi vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e kalbur të Edi Ramës. As plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin dot uraganin e Lirisë. Mirënjohje për guximin, qëndresën dhe vendosmërinë për t’i rikthyer Shqipërisë me çdo çmim Lirinë. FITORE!”, thotë Meta.