Protesta kundër resortit të Ulajt në Velipojë, Muçi: Po u rrëmbehet prona me firmën e Ramës dhe Ballukut

Protesta kundër resortit të Ulajt në Velipojë, Muçi: Po u rrëmbehet prona me firmën e Ramës dhe Ballukut

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi iu bashkua protestës së banorëve të Velipojës para SPAK, të cilët kërkojnë të ndalohet ndërtimi i resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulajt. Muçi pati rezerva edhe për deputetët e tjerë opozitarë të cilëve u dërgoi një mesazh se sot duhej të ishin në krah të banorëve dhe jo vetëm të kërkojnë dorëheqjen e Belinda Ballukut. “Ky popull kërkon drejtësi. Po u rrëmbehet prona me firmën e Ramës dhe Ballukut. Çdo kush që në këtë vend e quan veten opozitar dot duhej të ishte këtu dhe në mbështetje të këtyre njerëzve dhe jo vetëm të kërkojnë dorëheqjen e ballukut, kushdo që është opozitar duhet të jetë këtu në mbështetje të këtyre njerëzve. Iniciativa ime si subjekt ‘Lëvizja bashkë’...