Protesta/ Koreshi: Kilometrit do i shtohen edhe ca zero të tjera pas, jemi në luftë

Protesta/ Koreshi: Kilometrit do i shtohen edhe ca zero të tjera pas, jemi në luftë

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi foli për zgjedhjet në PD dhe projektin politik opozitar të protestave përballë qeverisë. Ai shpjegoi se zgjedhjet në parti janë në rang të dytë dhe ashtu duhet të qëndrojnë, për shkak se opozita ka një luftë me qeverinë dhe nuk duhet të shfokusohen nga protestat e nisura dhe misioni për “Kilometrin e fundit”. Madje nëse ndodh ky shfokusim, sipas ligjvënësit opozitar, ai kilometër mund të marrë edhe disa zero të tjera nga pas. “Në kohë normale do ishte atmosferë elektrizuese, por në momentin ku ndodhet PD është në rang të dytë, për njerëzit ndoshta që kanë një farë pritshmërie, por ne që jemi aty brenda e shohim dhe dimë, sepse kemi qenë të orientuar më shumë te protestat dhe përballjen me...