Protesta kombëtare e PD/ Policia njoftim zyrtar: Procedohet deputeti Klevis Balliu

Protesta kombëtare e PD/ Policia njoftim zyrtar: Procedohet deputeti Klevis Balliu

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e 4 shtetasve që morën pjesë në protestën e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, ndërsa është proceduar deputeti Klevis Balliu. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë një shtetas i mitur, 16 vjeç, pasi iu gjet me vete municion i dyshuar për armë sportive. Sakaq, policia ka njoftuar po ashtu se janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale. Njoftimi i policisë: Në lidhje me protestën e organizuar mesditën e djeshme, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, thirrur nga subjekti politik Partia Demokratike, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale, arrestoi shtetasit: L. M.,...