Protesta kombëtare e PD/ Policia njoftim zyrtar: 4 në pranga, procedohet deputeti Klevis Balliu

Protesta kombëtare e PD/ Policia njoftim zyrtar: 4 në pranga, procedohet deputeti Klevis Balliu

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e 4 shtetasve që morën pjesë në protestën e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, ndërsa është proceduar deputeti Klevis Balliu. Sipas njoftimit u arrestuan shtetasit Leonardo Marku, 20 vjeç, Robespier Dervishaj, 33 vjeç, Doris Rista, 21 vjeç dhe Sergei Rapo, 36 vjeç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Gjithashtu, sipas autoriteteve “u referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin Klevis Balliu, deputet, pasi ka shkelur ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe...