Protesta kombëtare, Baçi: Qytetarët t’i japin fund qeverisjes së grupi uzurpatorësh dhe hajdutësh!
Në një thirrje të fortë për mobilizim qytetar, përfaqësues të opozitës bëjnë të ditur se protesta e radhës kombëtare nuk do të jetë një tubim i zakonshëm, por një “revoltë” që synon të “neutralizojë qeverinë” dhe të bllokojë atë që cilësohet si “aktiviteti i saj i vjedhjes dhe grabitjes”. Në një intervistë në një studio televizive ligjvënësi demokrat, Luan Baçi tha se pakënaqësia e grumbulluar prej vitesh ka arritur kulmin, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 majit, të cilat i përshkroi si “të vjedhura dhe të manipuluara”, një fakt i vërtetuar, sipas tij, edhe nga organizmat ndërkombëtarë si OSBE/ODIHR. Sipas tij, protesta nuk është një miting elektoral, por një shprehje vullneti dhe zemërimit qytetar, që kërkojnë të drejtat e tyre të mohuara. Konteksti aktual përshkruhet si...
Burimi:
sot.com.al