Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë

Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke thënë se po përpiqet të shtypë protestat qytetare me dhunë. Komentet Gjekmarkaj i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se në protestën e 24 janarit, qytetarët që ishin në shesh nuk morën një ofertë demokratike nga qeveria, por gaz lotsjellës dhe dhunë nga policia. Gjekmarkaj vijoi më tej duke thënë se shteti shqiptar sot sulmon të dobëtit dhe mbron të fortët e të pushtetshmit. “Unë mendova sot se ministrja e Bredshme do kërkonte falje. Do kërkonte falje sesi deputetët te Komisariati nr.1 nuk u pranuan për orë të tëra, për një bisedë informative nga shefi i Komisariatit. Do kërkonte falje për gazin e skaduar, për dhunën disproporcionale ndaj opozitës, por...