“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës
Në emisionin “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi, avokati Redi Ramaj foli gjerësisht për nismën e re të shoqërisë civile të quajtur “Forumi i Dialogut Politik”, duke e prezantuar si një hap të rëndësishëm për lehtësimin e komunikimit mes partive opozitare dhe për krijimin e një platforme të përbashkët veprimi. Ai theksoi se ky forum synon të ndërmjetësojë brenda kampit opozitar dhe të ofrojë një alternativë funksionale për qytetarët, pa u shndërruar në parti politike, por duke kontribuar në forcimin e demokracisë dhe rikthimin e shpresës tek shoqëria. “Forumin e Dialogut Politik”, një nismë që synon të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes partive opozitare. Kemi vendosur të ndërmarrim një nismë publike për lehtësimin e dialogut mes partive të opozitës, rakordimin e qëndrimeve dhe vendosjen...
Burimi:
javanews.al