Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria po ndjek me vëmendje protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimeve në gjuhën shqipe dhe jo në maqedonisht. “Studentët po kërkojnë një të drejtë, kanë studiuar për katër vjet në shqip, si mund të japim provimet në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes është e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Kjo e drejtë nuk duhet të vihet në diskutim, as të kufizohet, as të bëhet pengesë në praktikë”, tha Hoxha. “Është thelbësore që kjo çështje të adresohet përmes dialogut dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Është shumë e rëndësishme që kjo çështje të mos politizohet, por të trajtohet me maturi në interes të stabilitetit dhe procesit të integrimit të atij vendi”,...
Burimi:
javanews.al