Protesta e sotme/ Bardhi: Sot dita për të qenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë

Protesta e sotme/ Bardhi: Sot dita për të qenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën që pritet të zhvillohet në orën 18:00. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Postimi i plotë: Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.     Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht...