Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh
Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, në një prononcim për A2CNN gjatë protestës së të shtunës, deklaroi se vendi ka nevojë për një bashkim të madh opozitar përtej kryetarëve të partive. “Duhet reformim total i sistemit elektoral, që i ka falur Edi Ramës pushtetin në tavolinë. Kërkojmë nga i gjithë spektri opozitar të distancohen totalisht nga Edi Rama dhe marrëveshja e fundit që bënë për Kodin Zgjedhor. Duhet një Kod i ri Zgjedhor që e çon hakun te i zoti, që do të thotë që vota vlen njësoj në të gjithë vendin”, tha Lapaj. “Ne kemi thënë një bashkim i madh opozitar në shesh përtej kryetarëve dhe përtej flamujve të partive. Nëse i lexoni pikat, një nga pikat është që forumi nuk do të përfaqësohet...
Burimi:
javanews.al