Protesta e së shtunës/ Abilekaj: Dhuna e policisë ishte e shproporcionale, reagim frike dhe urdhër politik
Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë për një studio televizive, ka kritikuar ashpër reagimin e policisë dhe të qeverisë pas protestës së fundit, duke e cilësuar atë si të dhunshëm, joprofesional dhe politikisht të motivuar. Sipas Abilekajt, veprimet e forcave të rendit shkuan përtej çdo proporcioni dhe nuk u diktuan nga rreziku real i protestuesve, por nga frika e kryeministrit Edi Rama për përshkallëzimin e protestave dhe destabilizimin politik të vendit. Ai thekson se ky “hall personal” i kryeministrit u reflektua në të gjithë zinxhirin shtetëror, deri te dhuna ndaj qytetarëve të pafajshëm, përfshirë edhe rastin tronditës të arrestimit dhe dhunimit të një 10-vjeçari. Enton Abilekaj: Unë mendoj që është e qartë që ka pasur një dhunë jo proporcionale nga ana e policisë dhe e...
Burimi:
sot.com.al