Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Analisti Preç Zogaj e cilëson protestën e fundit të Partisë Demokratike si më të madhën e kësaj force politike pas zgjedhjeve të 11 majit, por thekson se ajo nuk e rrëzon qeverinë. I ftuar në emisionin “Triolog”, Zogaj nënvizon se kjo protestë nuk e rrëzon qeverinë, pasi sipas tij mungojnë rrethana të tjera që do ta çonin vendin drejt një krize politike. “Kjo protestë e PD-së është më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit. Protestat e opozitës janë protesta politike që i organizon një parti politike, ku flasin liderët e Partisë Demokratike. Protesta politike të kësaj natyre nuk arrijnë kurrë të shkaktojnë zgjedhje të parakohshme ose të rrëzojnë qeverinë. Janë shënuar vetëm dy raste kur është arritur krijimi i një qeverie teknike...