Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

Sondazhisti Eduard Zaloshnja thotë se opozita ka humbur 400 mijë votues, krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në 2021. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zaloshnja u shpreh se në protestat e Sali Berishës, ka gjithmonë e më pak njerëz. Ndërsa juristja Brizida Gjikondi deklaroi se Berisha ka agjendë personale dhe nuk do lejojë garën në PD. Eduard Zaloshnja: Nuk është rastësi pse në protestat e Berishës, pakësohet numri i njerëzve që marrin pjesë. Aleanca madhështore e Berishës me Metën ka humbur 250 mijë votues më 11 maj, krahasuar me 4 vjet më parë. Nga 11 maji, deri të hënën e fundit, ka humbur edhe 150 mijë të tjerë. Pra, ka humbur 400 mijë, krahasuar me atë që kishin në 2021. Votuan edhe 110 mijë veta...