Protesta e PD/ “Të bllokohet vendi!”, Dogjani kërkon përshkallëzim: Grevë urie dhe ngujim në Parlament
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka folur lidhur me protestën e nesërme të opozitës para Kuvendit. Dogjani ka paralajmëruar përshkallëzim të protestës pasi sipas tij, nuk ka rrugë tjetër për të sjellë ndryshim politik përveç presionit qytetar. Dogjani u shpreh se qytetarët duhet të dalin masivisht në shesh dhe të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes protestës, duke theksuar se kjo është një e drejtë demokratike kur përfaqësuesve të opozitës u pengohet ushtrimi i detyrës. “Opozitës, por edhe shumicës së qytetarëve shqiptarë, nuk u ka mbetur gjë tjetër përveç protestës. Qytetarët duhet të dalin, i madh e i vogël, dhe të ushtrojnë sovranitetin e tyre”, tha Dogjani. Ish-deputeti shtoi gjithashtu se protestat duhet të shoqërohen me forma të tjera presioni politik, duke përmendur edhe grevë urie,...
Burimi:
sot.com.al