Protesta e PD-së të premten, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Kini kujdes, mund të përshkallëzojë në dhunë e bllokime rrugësh!

Protesta e PD-së të premten, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Kini kujdes, mund të përshkallëzojë në dhunë e bllokime rrugësh!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar të PD-së, që do të mbahet të premten, më 20 shkurt, në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë. Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjet e panevojshme në kryeqytet, pasi protesta mund të përshkallëzojë në dhunë. Në reagimin e saj, Ambasada e SHBA-ve thekson se personeli diplomatik është këshilluar të shmangë demonstratën, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit. “Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të premten, më 20 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza...