Protesta e PD-së, Koçiu: Berisha si Don Kishoti, lufton me koshat e mbeturinave! Ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish
Ministrja në detyrë e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillon Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare mbrëmjen e sotme. Koçiu e quan provokim të hapur faktin që protestuesit shkuan drejt godinës së Policisë së Shtetit me molotovë në duar. Duke e quajtur Berishën “Don Kishot që lufton me koshat e mbeturinave”, thotë se e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish. Ministrja Koçiu: Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës. Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po...
Burimi:
vizionplus.tv