Protesta e PD-së/ Berisha: Ora e opozitës, vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

Protesta e PD-së/ Berisha: Ora e opozitës, vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, ndërsa ka ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’. Protesta pritet të nisë në orën 17:00 te kryeministria, kundër qeverisë së Edi Ramës, pas skandaleve dhe aferave që përfshinë këtë të fundit.