Protesta e PD, reagon Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Protesta e PD, reagon Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për protestën e djeshme të Partisë Demokratike. “Delegacioni i BE-së kujton se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë që rrezikojnë jetët njerëzore”, lexohet në deklaratën e BE-së. “Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë përmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në dritën e reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, shton më tej deklarata.