Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar për sot, në orën 18:00, në kryeqytet nga Partia Demokratike. Demonstruesit pritet të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza. Ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore për informacionin më të fundit. “Në disa raste, protestat dhe tubimet e mëdha fillojnë në mënyrë paqësore, por situata mund të ndryshojë shpejt. Rekomandimi ynë është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe prioritizoni sigurinë personale”, thekson Ambasada. Për të forcuar sigurinë personale, qytetarët amerikanë këshillohen të: Shmangin pjesëmarrjen në këtë event;Të jenë të vetëdijshëm...