Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e sotme të Partisë Demokratike duke hequr një paralele mes saj dhe sulmeve mbi Iran. Në Twitter, Rama shkruan se: “Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”. Ai e shoqëron postimin me dy fotografi nga zjarret në Teheran të shkaktuara nga bombardimet dhe zjarret në Tiranë ku protestuesit e PD kanë sulmuar kazanët e mbetjeve të qytetit. Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës pic.twitter.com/4IN4p8y84u — Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2026
Burimi:
javanews.al