Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit
Policia e shtetit dhe ajo e Tiranës kanë hartuar një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurtinë, në protestën që Partia Demokratike ka thirrur ditën e nesërme para Parlamentit. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se që prej orës 06:00 të mëngjesit do të kufizohet lëvizja në rrugën “George W. Bush”. Në varësi të vijimit të tubimit, policia bën me dije se gjatë ditës mund të ketë edhe akse të tjera që do të bllokohen. Njoftimi i policisë: Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 10:00, para Parlamentit. Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Tiranës me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të...
Burimi:
vizionplus.tv