Protesta e PD/ Policia nuk i jep leje Berishës: Kemi informacion se do të ketë akte dhune
Policia e Tiranës i ka bërë me dije PD-së se nuk e marrin përsipër zhvillimin e tubimit të sotëm bazuar në analizën e riskut, por po ashtu thuhet se janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në protestë. Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje PD për protestën e radhës që zhvillohet sot në orën 18:00. Në një përgjigje nga Policia e Tiranës, thuhet: “Po do të sigurojmë mbarëvajtjen pavarësisht refuzimit. Lëvizjen e lirë. Do të mbrojmë institucionet, jetën e qytetarëve si çdo aktivitet masiv”. Sakaq, disa rrugë kryesore që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të grumbullohen protestuesit, janë bllokuar. Njoftimi i plotë Tiranë/Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e...
Burimi:
ntv.al