Protesta e PD, Noka: Tirana është në duart e qytetarëve, asgjë nuk e ndal revoltën
Ndërkohë që protestuesit vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se Tirana sot është në duart e qytetarëve. Ai theksoi se revolta e qytetarëve nuk ndalet. “Tirana është në duart e qytetarëve. Kryengritja vijon në rrugë paqësore, askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. As narkoshteti e as banda e tij. Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë”, tha Noka.
Burimi:
vizionplus.tv