Protesta e PD, krijohet kordoni i policisë përpara Kuvendit, Garda në gatishmëri sipër tarracës
Pak para nisjes së protestës së opozitës para Kuvendit, Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Uniformat blu kanë krijuar perimetrin e sigurisë përpara godinës së Kuvendit, duke formuar kordonin dhe duke vendosur barrierat metalike. Po ashtu, për mbarëvajtjen e sigurisë, në protestë është angazhuar edhe Garda e Republikës, të cilët janë pozicionuar në tarracën e institucionit. Protesta do të nisë në orën 10:00, fiks në orën kur do të nisë edhe seanca plenare për të vendosur për rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Burimi:
vizionplus.tv