Protesta e PD – “Asgjë veç molotovit, Berisha nuk motivon më”, Leka: Salianjit po i mbyllen dyert. Lëvizja e tij do ‘sfumohet’ shpejt

Protesta e PD – “Asgjë veç molotovit, Berisha nuk motivon më”, Leka: Salianjit po i mbyllen dyert. Lëvizja e tij do ‘sfumohet’ shpejt

Analisti Martin Leka në një intervistë në “News Line” në ABC News komentoi protestën e opozitës që u mbajt të hënën para Kryeministrisë.  Gjatë intervistës, ai tha se Sali Berisha tashmë është konsumuar dhe se të gjithë kaosin e krijon për shkak të egoizmit të tij.  Më tej theksoi se Berisha është i pashpresë në marrjen e pushtetit siç ai synon.  “Sali Berisha është konsumuar dhe gjithçka shkon për egoizmin e tij. Berisha është pa shpresë në atë që ai synon, marrjen e pushtetit”, tha Leka.  Gjithashtu theksoi se protesta e opozitës ishte një zhgënjim. Leka theksoi se Berisha nuk frymëzon më masa, përveç militantëve.  “Që të vish në pushtet duhet të kesh mbështetjen e një shtrese të kualifikuar të shoqërisë. Por Berisha mbështetet vetëm nga ajo pjesë e militantëve. Protesta për militantët dhe anëtarët...