Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet
Kryetari i Partisë Demokratike është parë teksa largohet nga sheshi përpara godinës së Kryeministrisë me automjetin e tij ‘Mercedes Benz’. Kjo lëvizje e Berishës vjen pasi protestuesve iu bë thirrje për t’u drejtuar drejt Parlamentit, për ta zhvilluar atje tubimin. Para pak minutave, para Kryeministrisë protestuesit hodhën molotov e fishekzjarre në drejtim të godinës dhe efektivëve të Policisë. Më pas Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit, pas akteve të dhunshme.
Burimi:
javanews.al