Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” me gazetaren Alba Alishani, komentoi protestën e opozitës të zhvilluar më 24 janar, duke e cilësuar si një nga më të mëdhatë e viteve të fundit. Ai e krahasoi me protestën e 7 korrikut 2023, kur Sali Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo e fundit ishte më masive dhe më e gjatë në kohëzgjatje. “Pas protestës së 7 korrikut 2023, ku Berisha u rikthye në PD, kjo ishte protesta më e madhe e opozitës nga pikëpamja e masivitetit dhe në shumicën dërrmuese të kohëzgjatjes së saj, flas në momentet para Kryeministrisë. Ishte dhe një protestë model. Një protestë e cila mund të ishte e llojit ‘fishekzjarrëve’, të cilët shpesh bëjnë më...
Burimi:
javanews.al