Protesta e opozitës të enjten për “Ballukun”, Mërtiri: Berisha është kontradiktor!
Partia Socialiste do të votojë kundër kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama, për 80 minuta me radhë, shpjegoi pse mazhoranca socialiste nuk do të lejojë arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Analisti Ergys Mërtiri e cilëson qëndrimin e Partisë Socialiste si vijim të përplasjes së qeverisë me SPAK-un. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri u shpreh se për herë të parë në dekada një prokurori po heton figura të paprekshme politike, gjë që ka sjellë tension të hapur mes ekzekutivit dhe drejtësisë. Ndërkohë, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë ditën kur do të shqyrtohet kërkesa në parlament. Kryetari i...
Burimi:
vizionplus.tv