Protesta e opozitës, reagon sërish Koçiu: Shfaqje e shëmtuar! Shqipëria nuk është më ajo e ’97
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me protestën e dhunshme të Partisë Demokratike. Ministrja Koçiu, reagim përmes rrjeteve sociale: Po e shohim përsëri. E njëjta shfaqje e shëmtuar, e njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni. Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin. Le ta themi troç, pa asnjë dorashkë: Një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe as për molotovë. Kush ka të drejtë, ka mbështetjen e popullit, jo bandën e huliganëve me pagesë. Kush ka ide, ka votën. Por kur kutia e votës të është kthyer në në makthin tënd më të madh që prej dy...
Burimi:
vizionplus.tv