PROTESTA E OPOZITES, REAGON LUBONJA
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila u karakterizua sërish nga tensione. Lubonja u shpreh se ka respekt për çdo qytetar që zgjedh të protestojë. Sipas analistit, protestat duhet të jenë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse për të prodhuar efekt. “Kam respekt për çdo njeri që proteston. Protestat duhet të jenë në rritje dhe si një çekan i vazhdueshëm, si një pikë që bie vazhdimisht dhe çan gurin në fund,” u shpreh Lubonja, duke e parë protestën e sotme si vazhdimësi të tubimeve të mëparshme, të cilat ai i lidhi me çështje si ajo e Ballukut dhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.
Burimi:
ntv.al