Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Ministrja e Brendshme në Detyrë Albana Koçiu ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e sotshme të opozitës, duke u shprehur se të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë nuk është një akt proteste, por provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim. Koçiu shprehet se zjarr nuk djeg të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është. “Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës. Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po...