Protesta e opozitës/ Policia: 18 persona të arrestuar, mes tyre 3 deputetët e PD
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht masat e ndërmarra pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike. Sipas autoriteteve janë arrestuar 18 persona, proceduar penalisht 17 të tjerë, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim. Mes personave të proceduar janë edhe 4 zyrtarë të PD, 3 prej tyre deputetë. Sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Njoftimi i policisë: Tiranë Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të...
Burimi:
ntv.al