Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

Sa i përket protestës së opozitës të enjten, por edhe duke analizuar vetë PD, avokati Spartak Ngjela tha në “Studio Live” në Report Tv se kryetari i saj është problemi më i madh. “Problemi më i madh është opozita se kryetari i opozitës është non grata në Amerikë e Angli. Të duket pak kjo?”, tha Ngjela. “PD ç’ bën? Nuk vjen kurrë në pushtet. Pse? Jua them unë. Nëse PD merr pushtetin del non grata në Amerikë dhe gjithë perëndimin”, shtoi ai. Sipas Ngjelës, dobësia e PD ka lejuar pushtetin e vazhdueshëm të mazhorancës. “Dobësia e PD ka lejuar që të jetë në pushtet një absolutizëm. E ka pushtetin ngado. Si kemi arritur në këtë absolutizëm socialist? Nuk ka opozitë”, tha ai. Për protestën e...