Protesta e opozitës me fishekzjarre dhe molotov, 14 të arrestuar, mes tyre edhe të mitur
Një protestë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, duke sjellë arrestimin e 14 personave, ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, të cilët më pas janë lënë të lirë. Tubimi, i cili zgjati më shumë se tre orë, u udhëhoq nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë të djathtë. Fillimisht protesta u zhvillua para Kryeministrisë, por më pas situata u përshkallëzua. Protestuesit sulmuan me molotovë Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe selinë e Partisë Socialiste. Gjatë përplasjeve u dogj një automjet policie dhe një autobot uji. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ndërhyri me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës...
Burimi:
vizionplus.tv